Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi është kapur duke kaluar kufirin në Bllatë, ndërkohë që ishte në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. I riu i cili rezulton me banim në Shkdër u kap në afërsi të piramidës 15, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin. Ai u ndalua si rezultat i kontolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, për shtetasit e shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt.