Dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë arrestuan me kërkesë të SPAK, ndërs dy të tjerë mësohet se janë shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë e shtetit, ndërsa dyshohet se inspektorët e IMT u bënin presion biznesmenëve për t’u marrë para. Ata po përfitonin nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, për të shtuar akoma dhe më shumë shantazhin ndaj pronarëve të subjekteve, të cilët bën dhe kallëzimin ndaj tyre pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.