Policia e Vlorës ka arrestuar 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu kanë vënë në pranga 25 vjeçarin Marsido Alushaj. Sipas Policisë, I riu me banim në Vlorë,gjatë dy muajve të fundit iu ka vjedhur me forcë tre shtetaseve kazake 6700 euro, dy celularë dhe bizhuteri të çmuara. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Policia ka vënë në pranga 34-vjeçarin Kristaq Derraj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.