Policia e Kukesit ka arrestuar disa persona për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku ish-kreu i Qarkut, Abedin Oruci, kundërshtoi forcat blu dhe i kërcënoi me armë. Në pranga kanë rënë shtetasit Ermir Markaj, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Besmir Muçmata, Zekria Shehu, dhe Behar Duraku, pasi kanë penguar policinë të arrestojë ish-kreun e qarkut. Abedin Oruci ishte në kërkim dhe policia kishte shkuar një ditë më parë për ta arrestuar në një lokal, por Oruci kishte nxjerrë armën, duke mundur të shpëtojë. Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore te 2019 si kandidaturë e Bindjes Demokratike dhe ka qenë kreu i Këshillit Bashkiak në Kukës nën siglën e PDIU-se.