Uniformat blu kanë vënë në pranga 3 shtetas për zjarrvënie të qëllimshme. Ky është momenti kur 68-vjeçari Faik Buz, I vënë në pranga nga Policia, ka ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen “Bishanak”, ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.