Afrika e Jugut po përgatitet për të pritur takimin e BRICS në Pretoria, në muajin gusht, teksa udhëheqësit politikë të vendit po përballen me një nga dilemat më të mëdha dioplomatike. Bëhet fjalë për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin, ndaj të cilit është lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila e akuzon për krime ndaj fëmijëve në Ukrainë.