Molotovët në protestë/ Gjykata liron 18 protestuesit e ndaluar Gjykata ka vendosur të lirojë 18 protestuesit që u shoqëruan gjatë protestës së organizuar nga opozita më 20 shkurt. Për 17 prej tyre, përfshirë edhe 3 të mitur, u caktoi masën “detyrim paraqitjeje”. Gjatë hetimeve, grupi hetimor sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme që i përkisnin protestuesve të ndaluar. Po ashtu, më herët, policia e Tiranës dorëzoi materialet në prokurori edhe për Klevis Balliun, i cili akuzohet si organizator i protestës për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.