Dy ditë pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, SHBA shprehet se mbështet të gjitha përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Në përgjigjen ndaj kërkesës së Zërit të Amerikës lidhur me arrestimin e Metës, Departamenti amerikan i Shtetit shprehet se mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit.