Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke iu referuar dosjes së SPAK për ish deputetin socialist, Jurgis Çyrbja thotë se kjo është prova më e pakontestueshme që vendi qeveriset nga organizatat kriminale. Bardhi shkruan se aksesi i organizatave kriminale deri në pikën e caktimit të renditjes së kandidatëve në listën e deputetëve të PS është prova më domethënëse që Edi Rama është një Kryeministër i marrë peng nga bandat.