Departamenti amerikan i shtetit, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Sipas mediave greke, një përfaqësues i departamentit amerikan të shtetit, duke iu përgjigjur pyetjeve të korrespondentëve grekë në Uashington, kërkoi që të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve lokale të së dielës dhe u bëri thirrje palëve që të respektojnë ligjet dhe rregullat.