Moisi Habilaj është shqiptari që ka marrë arratinë, për kërkimin e të cilit Italia ka firmosur një urdhër ndërkombëtar. Legjislacioni italian ka disa kritere lehtësuese për të akuzuarit pavarësisht llojit të krimit edhe nëse gjykata e shkallës së parë ka dhënë një dënim. Për t’i paraprirë një vendimmarrjeje të kundërt të Apelit nga gjykata e shkallës së parë, autoritetet italiane lënë në arrest shtëpie përkundrejt kontrollit me byzylyk elektronik dhe me informacion policor të akuzuarin, sicc ndodhi edhe në rastin e Moisi Habilajt.