Kristjan Mëhilli, shqiptari që kreu arratisjen spektakolare nga burgu I Vercellit fshihet në Holandë. Mediat italiane janë të sigurta se 29-vjeçari ndodhet atje prej dy muajsh, madje ka dyshime se ai ka rënë në prangat e policisë. Ndër të tjera thuhet se aktualisht po bëhen verifikimet nga autoritetet holandeze, të cilat më pas do të njoftojnë ato italiane.