Policia kolumbiane e anti drogës ka konfiskuar një ngarkesë të madhe prej 20 mijë arrash kokosi, të mbushura me kokainë të lëngët, para se ajo të nisej me anije drejt Evropës. Goditja u realizua në qytetin port të Kartagjenës, në brigjet në karaivbe të Kolumbisë, ku arrat e kokosit po përgatiteshin të niseshin drejt Genoa-s në Itali.