Ministri i Jashtëm polak Radoslaë Sikorski tha të mërkurën se dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane për Ukrainën fqinje përmes Polonisë kanë rifilluar në nivelet e mëparshme pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite. Javën e kaluar, Uashingtoni ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën e shkatërruar nga lufta pas një përplasjeje publike në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.