Top News – Armët e trazirave të vitit 1997/ Ende jashtë depove, Shqipëria rrezikon shumë
16/04/2021 21:55

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë bërë një ndryshim në ligjin për armët të diktuar nga nevoja për të rregulluar kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në Shqipëri do të nisë një aksion kombëtar për gjurmimin dhe mbledhjen e armëve, municioneve dhe eksplozivëve, të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997, duke përfunduar në duart e popullsisë civile, sidomos të grupeve kriminale dhe personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pas goditjes së bazave në të cilat u gjendën me qindra armë luftarake municione, por edhe lëndë eksplozive, Shqipëria vijon të mbesë një magazinë e madhe e armëve. Policia e Shtetit bën me dije zyrtarisht se në harkun kohor 2015-2019 në total janë sekuestruar 4558 armë zjarri. Të dhënat nga Ministria e Brendshme, tregojnë se pas trazirave në vitin 1997, nga depot e armëve në vend u grabitën 16,000,000 eksplozivë, 839,310,038 municione dhe 549,775 armë. Me qëllim dorëzimin e armëve luftarake pa leje, qeveria e Shqipërisë miratoi tre amnisti për mbledhjen vullnetare të tyre. Amnistia e parë për dorëzimi e armëve të zjarrit u realizua në harkun kohor gusht 1998– gusht 2002. Amnistia e dytë u hartua në dhjetor 2002, me një amnisti dhe ligj për grumbullimin e armëve, që u miratua në 6 mars 2003, Ligji Nr. 9018 “Për grumbullimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera luftarake”. Ligji qëndroi në fuqi deri në vitin 2005. Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar-prill 2017, ku u dorëzuan vullnetarisht në shkallë vendi, 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore dhe 580.634 municione të ndryshme. Aktualisht, në vend përllogaritet të jenë të shpërndara 325,254 armë zjarri pa leje, 720,595,182 municione dhe 14,458,614 eksplozivë. Pas vitit 2017, Ministria e Brendshme nuk ka ndërmarrë më nisma amnistie për dorëzimin vullnetar të armëve, por vetëm ligje të cilat rregullojnë mbajtjen me leje të armëve të zjarrit apo ato të gjuetisë.

Top Channel/ Plagosje me thikë në Vlorë/ 24 vjeçari u qëllua në gjoks në një berberhane
28/07 22:47
Top Channel/ Vr*sja e 52-vjeçares në Pogradec, autorin e nxorën zbuluar sendet që hodhi në kosh
28/07 22:44
Top News-Plagosje në berberhane…i riu nxjerr thikën dhe sulmon 25-vjeçarin në Vlorë
28/07 21:50
Top Channel/ Radhë kilometrike në kufirin Shqipëri–Kosovë, ja arsyeja
28/07 21:23
Top Channel/ Plagosja me thikë në zemër e 25-vjeçarit në Vlorë, si nisi konflikti brenda berberhanes
28/07 21:14
Top Channel/ TCT ofertë për maturantët, Tirana College of Technology 4 programe të reja në bachelor
28/07 19:59
Top Channel/ Flakët më rrethuan, mendova për fëmijët”, rrëfimi i plotë i komisarit që shpëtoi jetë
28/07 19:58
Top Channel/ Dhuna ndaj kamerierit, flet dëshmitari! Menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu
28/07 19:39
Top Channel/ Zjarri rrezikon shtëpitë! Aktivizohet një tjetër vatër në Dukatin e ri
28/07 19:37
Top Channel/ “U dogja e rashë pa ndjenja”, rrëfehet ‘Komisari i flakëve’, rrezikoi jetën në Delvinë
28/07 19:33
Top News- Fshati Dukat i Ri rrethohet nga flakët, rrezikojnë të digjen banesat
28/07 19:00
Top News- Kush do jetë drejtuesi i ri i BKH? Prova e fundit për shtatë kandidatët
28/07 18:59
Top Channel/ Përkeqësohet situata nga zjarri në fshatin Dukat i Ri, flakët vetëm 100 m larg banesave
28/07 18:23
Top News- Vlora nuk gjend qetësi, tjetër zjarr i madh në zonën e Karaburunit
28/07 17:53
Top News- Sherri për ‘dopio gjashtën’ / Të moshuarit përleshen me thika në Durrës, një i plagosur
28/07 16:43
Top News – ‘Paralizohet’ Rusia, avionët ndalen në tokë / Kaos në udhëtime, sulm i madh kibernetik
28/07 16:24
Top News – ‘Ditë e zezë për Evropën!’ Reagime pas marrëveshjes tregtare SHBA-BE
28/07 16:24
Top News- Berisha kundër kodit të ri penal: Amniston zyrtarët, ndëshkon qytetarin e fjalën e lirë
28/07 16:23
Top News- Dyshohet krim pasioni/ 52-vjeçaren në Pogradec e vranë, më pas dogjën banesën
28/07 16:23
Top News – Digjet Ballkani, ‘luftë’ në Turqi e Greqi / Pas ditësh vape përvëluese dhe ere të fortë
28/07 15:45