Top News/ Armët bërthamore në Evropë, ku e sa janë! Arsenali ka rënë në dekada, por mbetet kërcënues
01/03/2024 13:18

Kërcënimi i Putinit për Perëndimit, kur tha se ‘edhe ne kemi armë që mund të arrijnë territoret tuaja’, nuk ka lënë aspak indiferencë SHBA-në dhe BE-në. Përballë mundësisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, NATO nuk është e papërgatitur edhe pse arsenali i saj ka rënë në mënyrë progresive gjatë këtyre dekadave. SHBA ka vendosur armët e saj bërthamore në bazat e NATO-s, pas fundit të luftës së dytë botërore, duke filluar nga vitet 50. Sipas CFR, këshillitpër marrëdhëniet me jashtë, një qendër studimi amerikane e specializuar në politikën e jashtme, armët bërthamore taktike të SHBA-së janë vendosur në gjashtë baza në pesë vende anëtare të aleancës, Belgjikë, Gjermani, Italia, holandë dhe Turqi. Mbretëria e bashkuar dhe franca kanë armët e tyre bërthamore ndaj dhe nuk kanë marrë armë amerikane. Sipas ekspertëve, SHBA mund të ketë vendosur rreth 100 bomba bërthamore taktike në këto gjashtë baza. Arsenali në fakt është zvogëluar ndër vite pas disa marrëveshjesh për armatimet bërthamore, vecanërisht falë traktatit për forcat bërthamore me rreze të mesme veprimi në 1987-ën, mes uashingtonit dhe Moskës. Arsenali bërthamor amerikan në evropë, përbëhet kryesisht nga bomba me gravitet B61, të projektuara për tu lëshuar nga bombardues apo avionë ushtarakë. Në shërbim nga më shumë se 50 vite, B61, sipas CRF-së, është arma e fundit bërthamore taktike që zotërohet nga SHBA. Prania e armëve bërthamore në tokë evropiane u vendos për të siguruar anëtarët e natos, gjatë viteve të luftës së ftohtë, në rast të një sulmi që konsiderohej shumë i mundshëm nga ana e bashkimit sovjetik. Në anën tjetër, rusia disponon raketa balistike ndërkontinentale, nëndetëse dhe bombardues të rëndë. Këto armë janë vendosur në disa baza ushtarake në territorin shumë të madh të saj. Analistë nga disa vende të BE-së, prej kohësh kanë hedhur dyshime mbi praninë e armëve bërthamore në Kaliningrad, enklavën ruse mes Polonisë dhe Lituanisë. Zyrtarisht moska gjithnjë ka mohuar edhe pse sipas CFR, një zyrtar i qeverisë në 2018-ën, kishte konfirmuar dërgimin e raketave iskander, me kapacitet bërthamor, pikërisht në kaliningrad.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06