Pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Izraeli ka mirëpritur marrëveshjen, por ka sqaruar edhe qëndrimin lidhur me situatën në Liban dhe rolin e Hezbollahut. Përmes një deklatrate, autoritetet izraelite kanë bërë me dije se do të vijojnë sulmet dhe se armëpushimi nuk do të zbatohet për Hezbollahun. Në qëndrimin e mbajtur përmendet dhe deklarata e Trump e cili tha se armëpushimi me Iranin nuk përfshinte Libanin. Izraeli akuzon organizatën Hezbollah se përbën kërcënim për popullsinë civile në vend. Hezbollah, sipas Izraelit, ka zgjedhur të përfshihet në luftën me iniciativën e vet, duke vepruar si një krah i Iranit dhe duke sakrifikuar interesat e shtetit të Libanit dhe qytetarëve të tij në favor të interesave të Teheranit.