Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi në Gaza mbetet ende në fuqi, megjithë përshkallëzimin e fundit të tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit. Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump theksoi se situata “është nën kontroll”, ndërsa nënvizoi se udhëheqja e Hamasit “nuk ishte e përfshirë” në incidentet më të fundit.