Nga raketat me armë bërthamore dhe hipersonike te lazerët e mbrojtjes ajrore dhe nwndetwset dronw, Kina u ka dërguar një mesazh të gjerë SHBA-së dhe aleatëve të saj me paradën e saj ushtarake më të madhe ndonjëherë, thonë analistët. Alexander Neill, një analist sigurie me bazë në Singapor tha se Kina dha një mesazh përparimi teknologjik dhe force ushtarake në të gjitha frontet përmes paradës ushtarake, për 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.