Pamjet e reja nga lufta në Ukrainë kanë treguar se në vend po luftohet edhe me pushkët automatike të prodhuara në fabrikën e armëve në Kragujevc të Serbisë. Punimi prej druri dhe veshja e tytës i dallon pushkët automatike të “Zastavës” nga llojet tjera të armëve të familjes së kallashnikovëve. “Balkan Security Netëork” raporton se armët serbe janë parë kryesisht në zonat e Ukrainës Lindore, në duart e luftëtarëve pro-rusë.