Administrata Biden pritet të furnizojë ukrainën me predha tankesh blind-shpuese me uranium të varfëruar, raportoi Wall Street Journal të martën, duke cituar zyrtarë amerikanë. Një zyrtar i lartë i administratës i cituar nga gazeta, tha se duket se nuk ka pengesa të mëdha në miratimin e municionit. Vendimi vjen pas javësh debati të brendshëm për sa i takon furnizimit të tankeve Abrams që SHBA po i jep Kievit”.