Dy kallashnikovë, një në Manzë dhe një në Mirditë janë sekuestruar nga policia. Në pranga kanë rënë poseduesit e tyre Sulejman Musta, 54-vjeç dhe Pavlin Tryçi, 20-vjeç. Sulejman Musta e kishte fshehur armën së bashku me municionin në banesën e tij në Manza dhe janë sekuestruar një kallashnikov, 2 krehra dhe 182 fishekë . Rreth 2 javë më parë në Manzë, Policia sekuestroi një arsenal armësh dhe municioni, si dhe arrestoi poseduesin e tij.