Sipas presidentit Vladimir Putin, Rusia ka rënë dakord me fqinjen e saj Bjellorusinë për të vendosur armë taktike bërthamore në territorin e saj. Që nga mesi i viteve 1990 kjo është hera e parë që Moska vendos armë jashtë vendit. "Ne ramë dakord me Lukashenkon që mund të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi," tha Putini sipas njoftimeve të agjencisë ruse, TASS.