Rusia po përdor raketa sekrete në formë shigjete, që ka refuzuar më herët ti eksportojë në mënyrë që perëndimi të mos mësonte asgjë për teknologjinë e tyre. Shërbimi amerikan i zbulimit, thotë se ato po përdoren tani për të qëlluar shënjestra ukrainase. Raketahedhësit e lëvizshëm në rusi dhe Bjellorusi, besohet se po lëshojnë raketat Iskander-M të Moskës duke përdorur sisteme mashtruese për të evituar kështu forcën ajrore ukrainase.