Policia në Japoni ka publikuar pamjet e regjistruara nga kamera e një automjeti, i cili u sulmua nga një ari i murrmë në veri të prefekturës Hokkaido. Incidenti ndodhi të martën, kur u pikasën dy arinj – që besohet se ishin një nënë dhe i vogli i saj – duke detyruar automjetin të ndalonte. Më pas, ariu më i madh përplasi trupin e tij me kofanon e makinës, përpara se të largohej me vrap. Sipas transmetuesit publik NHK, në automjet ndodhej një person dhe nuk u raportua për asnjë të lënduar.