Kryeministri Edi Rama u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Vaçarizzo Albanese, vendi ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryeministri u prit me një ceremoni të posaçme nga kryebashkiaku Antonio Pomillo, i cili u shpreh se dhënia e këtij tituli përfaqëson një akt mirënjohjeje dhe vlerësimi për angazhimin, udhëheqjen dhe kontributin e tij në zhvillimin e Shqipërisë, një gjest solemn që tregon lidhjen e thellë me komunitetin arbëresh.