Arabia Saudite ka rënë dakort t’i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait, në rolin e një “partneri për dialog”, njoftuan mediat zyrtare. Ky është treguesi më i fundit i lidhjeve më të afërta politike të këtij vendi me Kinën. Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait u themelua në vitin 2001 si një organizatë politike, ekonomike dhe e sigurisë, për të rivalizuar institucionet perëndimore. Krahas Kinës, ndër tetë vendet anëtare janë India, Pakistani, dhe Rusia, si dhe katër vende të Azisë Qendrore: Kazakistani, Kirkistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani.