Top News – Apokalips kulturor…/ Një dekadë luftë shkatërron pasuritë e Sirisë
09/03/2021 14:34

Një dekadë luftë nuk ka shkatërruar vetëm të tashmen e Sirisë dhe ka helmuar edhe të ardhmen e saj, por edhe ka dëmtuar në mënyrë të palkthyeshme, të shkuarën e saj përrallore. Siria ka qenë një parajsë arkeologjike, një trashëgimi botërore që mbante disa prej margaritarëve më të vjetër dhe më të ruajtur të civilizimeve të lashta. Konflikti që shpërtheu në 2011, është me gjasë më i rëndi i shekullit të 21 edhe për sa i takon nivelit humanitar, por shkatërrimi i trashëgimisë kulturore është me gjasë më i madhi në gjenerata të tëra. Në pak vite, site arkeologjike u shkatërruan, muzetë u grabitën dhe qendrat e vjetra të qyteteve u rrafshuan. Duke qëndruar para një artefakti të restauruar në muzeun e Palmirës, që ai ka drejtuar për 20 vite, Khalil al Hariri, kujton traumën kur u detyrua të largohej nga qyteti i shkretuar dhe thesaret e tij që u lanë në duart e shtetit islamik. Unë kam kaluar shumë ditë të vështira. U rrethuam disa herë në muz. Por bashkë me të tjerë punonjës qëndruam aq gjatë sa mundëm për të shpëtuar sa më shumë objekte që mundeshim. Por, dita më e vështirë në jetën time ishte ajo kur u ktheva në Palmira dhe pashë cfarë kishte ndodhur. Kishin shkatërruar gjithcka. Palmira është një qytet i lashtë madhështor. Ndikimi i saj arriti kulmin afër fundit të perandorisë romake dhe ajo sundohej nga mbretëresha Zenobia në shekullin e 3. Palmira kishte një kolonadë kilometra të gjatë, e cila është unike dhe një nga monumentet më të famshme në botë. Kur xhihadistët e shtetit islamik hynë në palmira, në maj 2015 për të zgjeruar kalifatin, alarmi ishte global. Pamja e shkëlqimit dhe madhështisë së arkitekturës së Palmirës përballë barbarisë së xhihadistëve mbërtheu vëmendjen e botës. Siti u bë skenë e ekzekutimeve publike dhe krimeve të tjera mizore. Trupi pa kokë i kryearkeologut Khaled al asaad po ashtu u vendos atje nga barbarët e shtetit islamik që e torturuan dhe e bënë të zbulonte se ku artefaktet e sitit ishin transferuar. Rrënimi i qytetit që quhej edhe Venecia e rërës, ishte katastrofik.

Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
DIGITALB DIGITALB