Top News – Apeli lë në burg Arbër Paplekaj/ Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
25/05/2021 13:34

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në përplasjen me armë që ndodhi në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. Gjykata e Elbasanit kishte vendosur arrest me burg për Paplekajn dhe detyrim paraqitjeje për 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen, duke i ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Arbër Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit. Apeli vendosi ndjekjen penale në gjendje të lirë per shtetasit: Arjan Hoxha, PAvlo Vuksani, Emiljan Prenga JUljan Mat, Erald Guga, Erjon Demushi,Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të gjithë të akuzuar për heqje të lirisë me dhunë. Hetim në gjendje të lirë eshtë vensdosur edhe për Eldjo Beko, i arrestuar “në flagrancë” në momentin e krimit dhe që akuzohet për pengim të hetimeve. Vrasja e Pjerin Xhuvanit në qytetin e elbasanit, ishte ngjarja me e rëndë e ndodhur gjatë fushatës zgjedhore, ku ishin shënuar një sërë incidentesh mes palëve. Gjatë sulmit me armë ku Xhuvani mbeti I vrarë u plagosën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një punonjese e policie. Përplasja ndodhi para zyrave të shtabit elektorat të PD-së për qarkun e elbasanit. Si shkak për përplasjen me armë u deklaruar në atë kohë se mbështetës të Partisë Demokratike mes të cilëve Arbër Papleka kishin ndaluar një automjet pa targa në lagjen “5 Maji” pasi kishin dyshime se në të kishte para dhe karta identiteti që do përdoreshin nga PS për blerjen e votave. Ata kishin njoftuar policinë, por ndonëse uniformat blu ndodheshin në vendngjarje, situata degradoi dhe dy grupet e militantëve u përfshinë në shkëmbim zjarri duke shkaktuar një vitkkë dhe 4 të plagosur. Pas vetëdorëzimit në polici Arbër Papleka, deklaroi se qëlloi për vetëmbrojtje, ndërsa të dyja kampet politike hodhën akuza në drejtim të njëra-tjetrës.

Top Channel/ Eliminohet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës! Viktima, ish-polic
04/08 23:02
Top Channel/ Historike! Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi
04/08 23:00
Top Channel/ Tesla “merr me të mira” Musk, i jep aksione me vlerë 29 mld dollarë
04/08 22:39
Top Channel/ Putin dhe Netanyahu nuk i ndahen njëri-tjetrit, sërish bisedë telefonike mes tyre
04/08 22:25
Top Channel/ Netanyahu merr vendim: Pushtim i plotë i Gazës, ta çlirojmë nga tirania terroristëve
04/08 22:24
Top News – Blerja e votave në Rrogozhinë. SPAK mbyll hetimet për ish kandidatin dhe 4 të tjerë
04/08 21:37
Top Channel/ “Burri që më shkatërroi jetën…”, vajza sekrete e Putinit kritikon luftën në Ukrainë
04/08 21:14
Top Channel/ Sulmi terrorist me 149 viktima në sallën e koncerteve, Rusia kalon në sitë të akuzuarit
04/08 21:12
Top Channel/ Putin tjetër kërcënim Trump-it! Zhvendos 4 bombardues bërthamorë drejt perëndimit
04/08 21:00
Top News – Afganët vodhën fondet amerikane. 20 vite korrupsion, 26 mln dollarë…një kafaz pulash
04/08 21:00
Top News – Dhunoi ushtarët e KFOR në veri. Gjykata e Prishtinës dënon me 5 vite burg një serb
04/08 20:30
Top News -‘Mos njih dorëheqjet nga dorëheqja…’Lapaj kërkon mandatin e deputetit nga Kolegji Zgjedhor
04/08 20:20
Top News – Pasojat e sherrit politik. Kosovë, institucionet e pavarura pengje të Kuvendit
04/08 20:15
Top News – Misioni i vështirë i BE. Mungesa e Qeverisë në Prishtinë vështirëson dialogun
04/08 20:00
Top News – Aksidenti me një të plagosur. Fier, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë
04/08 19:56
Top News – Letra për vëzhguesit e OSBE/ODIHR. MEPJ: Përcollëm saktësime teknike, jo shantazh
04/08 19:45
Top News- “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrjet antishqiptare në RMV, reagon kryeministri
04/08 19:30
Top News – Berisha: Hasani kërcënoi vëzhguesit. Letër skandaloze për ndërkombëtarët e 11 majit
04/08 19:25
Top News – Meta njihet me mbylljen e hetimeve/ Cakrani: Nuk ka fakt penal, jo gjykim të shkurtuar
04/08 19:10
Top News- Kodi i ri Penal, reagon Rama: Të alarmuarit të mos ekspozohen shumë në diell
04/08 19:05