Mjeku epidemiolog Pëllumb Pipero ka bërë një apel për qytetarët, në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mjeku Pipero ka përsëritur edhe njëherë domosdoshmërinë për përdorimin e maskës në publik, ruajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e higjienës së duarve.