Anija e mallrave MKK1, që udhëtonte nga Ukraina drejt Turqisë, ka ngecur në rërë në ngushticën e bosforit në stamboll, të hënën, dhe trafiku në ngushticë u pezullua, por nuk ka patur dëme. Disa anije rimorkiuese ishin mes mjeteve të dërguara për të ndihmuar anijen e mallrave – tha roja bregdetare turke. Imazhet e transmetuara në televizione tregonin anijen, që mbante 13 mijë tonë bizele, të ngecur në tokë pranë brigjeve të anës aziatike të Bosforit.