Kryenegociatori për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Greqisë, Varvitsiotis. Ata diskutuan për bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e integrimit të qiperisë në BE. Dy zyrtarët u ndalën edhe tek ndikimi i vendimit pozitiv të Këshillit Europian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duke e përshkruar atë si një vendim madhor, historik, për Shqipërinë, Kryenegociatori Mazi theksoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhe vendosmëri për të dhënë rezultate. sipas tij rezultatet e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit do të pasohen nga vendimi i BE-së për të bërë të mundur hedhjen e hapit të rradhës në rrugën e BE-së - mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohën më të shpejtë të mundshme.