Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e një bashkëpunimi ushtarak me Ukrainën përmes një misioni trajnimi për oficerët e këtij vendi. Sipas një dokumenti të brendshëm të BE-së ky mision synon të krijohet për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme ushtarake” të Rusisë. Gazeta gjermane Welt am Sonntag, duke cituar një dokument të BE-së, tha se disa vende anëtare dëshirojnë që Brukseli të krijojë programin e trajnimit të pavarur të quajtur Misioni Këshillimor dhe Trajnues Ushtarak i BE -së në Ukrainë.