Shtetet e Bashkuara të Amerikës druajnë se një numër i papërcaktuar amerikanësh janë vrarë, ose marrë peng nga militantët e Hamasit gjatë sulmeve gjakatare në jug të Izraelit. Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se SHBA-ja "po punon" për të verifikuar raportet e amerikanëve të zhdukur, apo të vdekur.