Në mbledhjen e Komisionin Për Integrimin Europian në Kosovë, mori pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili u ndal të flasë për negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Duke vlerësuar angazhimin e Prishtinës zyrtare në dialog, Rohde theksoi se është momenti që tyë bëhet akoma më shumë për të vënë në zbatim marrëveshjet e arritura deri tani në takimet e lehtësuara nga BE-ja.