Ministria e Jashtme e Britanisë tha se Ambasada e vendit në Ukrainë po largohej nga kryeqyteti Kiev dhe u tha shtetasve britanikë të largoheshin nga vendi derisa mjetet komerciale të udhëtimit janë ende në dispozicion. Zyra e ambasadës në Kiev po zhvendoset përkohësisht dhe stafi do të operojë nga një zyrë në qytetin Lviv, tha ministria. Kjo zhvendosje po bëhet në mesin e frikës së një pushtimi të Ukrainës nga Rusia. “Çdo veprim ushtarak rus në Ukrainë do të ndikonte rëndë në aftësinë e qeverisë britanike për të ofruar ndihmë konsullore në Ukrainë”, tha ministria.