Arratisja e Altin Ndocit nga spitali rajonal Durrës në datë 13 janar bllokoi zhvillimin e procesit gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” këtë të martë, ku 39-vjeçari është njëri prej të pandehurve i dyshuar për konsumimin e disa veprave të rënda penale. Kryesuesja e seancës Engjellushe Tahiri relatoi shkresën e përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që vuri në dijeni zyrtarisht gjykatën që Altin Ndoci është arratisur dhe policia e shtetit e ka shpallur si person në kërkim.