Kreu I ri I Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka paralajmëruar luftë më agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimit të organizuar. “Pas këtyre 3 viteve, Prokuroria e Posaçme duhet të kalojë tashmë në një fazë tjetër dhe që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori e cila është në funksion të plotë, në përbërjen e së cilës jemi 17 prokurorë, kemi BKH-në funksionale.” Gjatë prezantimit para kolegëve të SPAK, Altin Dumani pati një falenderim edhe për paraardhësin Arben Kraja.