Top News – Alpinistët nepaleze/ Bëjnë histori duke ngjitur në dimër majën k2
17/01/2021 12:52

Një ekip prej 10 alpinistësh nepalezë kanë vendosur një rekord të ri botëror duke u bërë i pari që arrin majën K2, e dyta më e larta në botë, në dimër. Alpinisti Nimsdai Purja, një nga anëtarët e grupit, tha se kishin arritur majën në orën 17.00 sipas orës lokale. Dhjetëra alpinistë i janë drejtuar malit 8611 metra të lartë këtë dimër me shpresë që të arrijnë të njëjtin sukses. Por, një alpinist spanjoll, humbi jetën pasi u rrëzua këtë fundjavë, ndërsa po zbriste. K2, që është vetëm 200 metra më i ulët se everesti, është pjesë e vargmalit Karakoram, që shtrihet në kufirin mes pakistanit dhe kinës. Një nga 14 malet e vetme që kapërcejnë lartësinë e 8 mijë metrave, ai konsiderohet edhe më i vështiri gjatë dimrit. Ai është quajtur shpesh mali i egër, një emër që iu vendos pasi alpinisti amerikan George Bell, tha për përpjekjen e tij në 1953: është një mal i egër që përpiqet të të marrë jetën. Që nga përpjekja e parë në vitet 1987-1988, vetëm një grusht ekspeditash dimërore kanë tentuar të ngjisin K2. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka arritur në një lartësi më të madhe se 7650 metra. Guidat nepaleze, zakonisht sherpa etnike, konsiderohen si shtylla e industrisë së alpinizmit përreth Himalajeve, dhe rregullisht ndihmojnë të huajt në ekspedita.

Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
Top News – Gjermania dëbon shqiptarët. Më të refuzuarit për leje qëndrimi pas gjeorgjianëve
25/02 11:26
Top Channel/ Anashkalim vetos hungareze? Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do jepet me cdo kusht!
25/02 11:24
Top News – Kërcënon Iranin, paqe në Ukrainë / Trump flet para kombit, paradë e ‘arritjeve’ të tij
25/02 11:12
Top Channel/ Fjalimi drejtuar kombit, Trump rreshton arritjet: “Kjo është epoka e artë e Amerikës”!
25/02 11:00
Top Channel/ Alarm ne AziL Kina shënjestron firmat japoneze, Tokio zhvendos raketa pranë Tajvanit!
25/02 11:00
Top News – “Zhduken” dëshmitë. Mbi 90 deklarime në dosjet e Epstein nuk gjenden
25/02 10:03
Top News – SHBA ‘blindon’ Lindjen e Mesme. Vendos mbi 150 avionë luftarakë në rajon
24/02 22:33
Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
DIGITALB DIGITALB