Partia Demokratike e drejtuar prej ish-kryeministrit Sali Berisha, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, do të jenë në koalicion në kuptimin e plotë të tij. Koalicion ky që përfshin jo vetëm daljen me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkish, por edhe ata për këshillat bashkiakë.