Ministri i Brendshëm Taulant Balla është ndalur në gjimnazin “Petro Nini Luarai”, në kuadër të nismës për prezantimin e paketës së sigurisë në shkolla. Në fjalën e tij ministri u shpreh se që prej fillimit të këtij viti shkollor siguria në shkolla është ngritur në një nivel tjetër. Ai foli gjithashtu edhe për nevojën e krijimit të një aleance me nxënës e mësues, për të përballuar fenomenet negative që kërcënojnë të rinjtë.