Detaje te reja kanë dalë në pah lidhur me vrasjen e 78 vjecarit Gëzim Vija në Bulgarec. Mësohet se trupi i pajetë i Gezim Vijës u gjet mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili po shpërndante pensionet. Punonjësi i postës e ka thirrur disa herë 78-vjeçarin për të dale dhe ndërkohë që nuk ka marrë përgjigje, njoftoi fqinjët e të moshurit të cilët më pas hapën edhe derën e shtëpisë. Në një prej dhomave ata gjetën trupin e pajetë të Gëzim Vijës. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se 78-vjeçari kishte nje plage te thelle ne koke, e shkaktuar me mjet te forte, cka i ka sjelle vdekjen. Dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur fizikisht përpara se i moshuari të qëllohej për vdekje me mjet të fortë. Për fqinjët, 78-vjeçari Gëzim Vija ishte një person i qetë dhe që nuk kishte konflikte. Policia dhe ekspertët janë kthyer këtë të premte në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk është gjetur mjeti i fortë me të cilin u krye vrasja. Policia ende vijon me marrjen në pyetje të familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri tanimë deklarimet e tyre nuk kanë qenë orientuese për të zbuluar autorin e ngjarjes.