Dëshmia e Sokol Mjacajt se e kreu vrasjen e Arben Lleshit sapo mësoi se do të izolohej në regjimin e ashpër 41 BIS sugjeron se hetimet mbi cenimin e rëndë të sigurisë së burgjeve nuk mund të izolohen vetëm brenda mureve të burgut të Peqinit. Përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë shkon deri te Ministria e Drejtësisë dhe një hetim i thelluar duhet të provojë se pse njoftimi për futjen e Mjacajt në regjimit 41 BIS u dha para se ky i fundit të izolohej në këtë regjim?