Instituti i Shëndetit Publik në një status në Facebook ka këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është ruajtja e distancës fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri si dhe duke u kujdesur për higjienën personale.