Një alarm i cili rezultoi i rremë për lëndë plasëse në ambientet e SPAK, ngriti në këmbë Policinë e Shtetit. Policia e Tiranës bëri me dije se rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se ishte vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”. Fillimisht efektivët e forcave të rendit e më pas ato anti-eksploziv të forcave RENEA, zbarkuan në ambientet e SPAK dhe nga kontrolli rezultoi që alarmi ishte i rremë.