Top News/ Alarm nga Kina, spitalet plot / OBSH: Nuk ka patogjenë të rinj apo të pazakonshëm
27/11/2023 11:14

Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktualisht nuk është më e lartë se para pandemisë së COVID-19, tha një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke përsëritur se nuk janë gjetur patogjenë të rinj ose të pazakonshëm në rastet e fundit. Maria Van Kerkhove, ushtruesja e detyrës së drejtorit të departamentit për parandalimin e epidemisë dhe pandemisë në OBSH, tha se rritja e rasteve duket se është nxitur nga rritja e numrit të fëmijëve që kontraktojnë patogjenë, pasi për dy vjet kufizime të vendosura për pandeminë, i ka mbajtur ata larg nga patogjenët. “Ne kemi kërkuar krahasimet para pandemisë. Dhe valët që po përjetojnë ata tani, kulmi i tyre nuk është aq i lartë krahasuar me atë që u shënua më 2018-2019”, tha Van Kerkhove. “Ky nuk është tregues i një patogjeni të ri. Kjo është e pritshme. Kjo është ajo me të cilën janë përballur shumica e shteteve një apo dy vjet më parë”, shtoi ajo. Zëdhënësi i Komisionit shtetëror të Shëndetësisë në Kinë, Mi Feng, tha më 26 nëntor se rritja e rasteve të sëmundjeve akute të frymëmarrjes ishte e lidhur me qarkullimin e disa llojeve të patogjenëve, kryesisht të gripit sezonal. Rritja e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes u bë çështje globale javën e kaluar kur OBSH-ja i kërkoi Kinës më shumë informacione, duke cituar një rast mbi grupet e pneumonisë së padignosituar te fëmijët nga Programi për Monitroimin e Sëmundjeve Emergjente.

Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06