Lufta ruse kundër Ukrainës nënkupton edhe një "kthesë për sigurinë e brendshme", tha ministrja e Brendshme Nancy Faeser, kur prezantoi në qershor 2022 raportin e mbrojtjes kushtetuese. Si mbështetëse e Ukrainës, Gjermania është vënë veçanërisht në fokusin e shërbimeve sekrete ruse.