Biznesmeni i fuqishëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed Alabbar ka reaguar për herë të parë pas debateve të forta politike në Shqipëri për projektin e Portit të Durrësit. Ai ka folur për median arabe “Arabian Business” për planet e projektit të Portit të Durrësit, duke theksuar se kjo marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit