Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka akuzuar SHBA-në për "vrasje" pas një sulmi të kryer ndaj një anijeje në ujërat territoriale kolumbiane në shtator. Në një postim në rrjetet sociale, Petro akuzoi SHBA-në për shkelje të sovranitetit të vendit të tij dhe vrasjen e një peshkatari kolumbian. Duke shkruar në X, ai tha: "Anija kolumbiane ishte në lundrim dhe kishte ndezur sinjalin e saj të ndihmës për shkak të një defekti në motor, kur u godit. Ne presim shpjegime nga qeveria amerikane."