Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një urdhër arresti për Edmundo Gonzalez, kandidatin e opozitës në zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit. Vendimi vjen pas një kërkese të prokurorisë publike, e cila është besnike ndaj presidentit Nicolas Maduro. Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të korrikut nga këshilli zgjedhor i vendit, de jure një organ kolegjial i pavarur, por de facto i përbërë nga besnikë të Maduros.